Ibra: Barcelona nuk më lejoi të kaloja te Reali

Nov 12, 2011 | 12:42

Sulmuesi suedez, që aktualisht është pjesë e kuqezinjve të Milanit, vazhdon të zbulojë sekrete e të pathëna rreth vetvetes në futboll. Në librin e tij “Unë Ibra”, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se ishte këmbëngulja e Barcelonës, ajo që bllokoi transferimin e tij tek gjiganti spanjoll, Real Madridi. Duke lënë të kuptohet kështu se dëshira e tij ka qenë kalimi në “Santiago Bernabeu”, jo dhe aq në Milano, te kuqezinjtë. Kjo do të thotë se Ibra, pasi iu bë e qartë se nuk kishte vend te Barcelona, në të vërtetë nuk ka pasur në zemër Milanin, por Real Madridin dhe Hoze Mourinjon. Mirëpo, pengesë për realizimin e kësaj ëndrre të suedezit, sikurse zbulon ai në librin autobiografik, janë bërë krerët e katalanasve.. “Presidenti Rosell, kur e pa se nuk kishte më vend për mua te Barcelona, më pyeti: Unë e kuptoj situatën tënde këtu, por më thuaj te cili klub dëshiron të shkosh? Unë iu përgjigja pa hezitim: Te Real Madridi. Aty për aty, Rosell më tha: Kjo nuk është e mundur. Mund të shkosh të luash ku të duash, por jo te Reali.”

© Panorama.al

Te lidhura