I pandehur për abuzim me tenderat! Ndreca del nga SPAK: Kërkuam pushimin e çështjes, nuk është gjetur asnjë shkelje lidhur me garën!

Feb 20, 2025 | 15:46

Deputeti i PS Plarent Ndreca, i cili u paraqit sot në SPAK, foli jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mediat.

Screenshot_27

Ndreca akuzohet dhe është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.

Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Lidhur me seancën që u mbajt sot, Ndreca tha se nuk është gjetur asnjë shkelje në lidhje me garën, ndërsa zbuloi se ka kërkuar pushim të çështjes.

“Nuk është gjetur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shtetit”, tha Ndreca.

Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në ministrinëe brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Sipas SPAK të dhënat i janë përcjellë paraprakisht shtetasit Gjon Radovani, i cili është ortak i APE shpk që u shpall fitues si bashkim operatorësh me Derbi-E shpk, në procedurën e prokurimit.

Në dosje thuhet se mes Ndrecës dhe Radovanit por edhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë janë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me gjendjen e objekteve policore.

”Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura