I ndërpritet kontrata pas rënies nga kategoria, mesfushori i harruar te Kombëtarja kthehet në “okazion”

Jul 1, 2026 | 17:47

Keidi Bare është zyrtarisht një lojtar i lirë. Kontrata me Real Zaragozën është ndërprerë, edhe pse kishte një vit të mbetur. Shkak është bërë rënia në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

keidi bare

Bare në moshën 28-vjeçare kthehet në okazion për merkaton. Bëhet fjalë për mesfushorin e harruar te Kombëtarja shqiptare, pasi nuk ftohet që nga viti 2024.

Sa i përket karrierës është penalizuar jo pak së fundmi nga dëmtimet. Bare kalonte nga akademia e Apolonisë tek ajo e Atletiko Madrid. Prej vitit 2013, mesfushori i lindur në Fier nuk ka lëvizur nga Spanja.

Nga Real Zaragoza largohet me kujtimin e 47 ndeshjeve. Tashmë është koha për një tjetër eksperiencë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura