I mirënjohur për këngën “Xhamadani vija-vija”, ndërron jetë vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi

Dec 22, 2025 | 17:39

Është ndarë nga jeta këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Shemsi Krasniqi shemi

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat në Kosovë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por sipas Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Shemsi Krasniqi shemi iliret

© Panorama.al

Te lidhura