“I lehtësuar që nuk po bëj fushatë duke premtuar mbarimin e rrugës së Arbrit”- Rama batuta me kandidatin: Nuk na dha kafe se ka pasur shpenzime, por pimë nga një gotë ujë

May 2, 2025 | 16:46

Kryeministri Edi Rama ishte në Burrel ku zhvilloi një takim me qytetarët atje, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

rama

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ndihet i lehtësuar që nuk po bën fushatë për përfundimin e rrugës së Arbrit.

Kreu i qeverise premtoi se “në dekadën e ardhshme Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë”.

Rama deklaroi se do te përfundojë rrugen e Lurës brenda viti dhe premtoi ndertimin e rruges Skuraj-Burrel.

Rama: Jemi vetëm 9 ditë larg një takimi me historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Unë vetë jam realisht i lehtësuar për faktin që nuk po bëjmë një tjetër fushatë këtu duke premtuar që do mbarojë rruga e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga kjo rrugë.

Në dekadën e ardhshme Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë.

Shpresoj që deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës. E di që këtu ka një konkurrencë mes matjanëve dhe dibranëve, se sa herë them ndonjë gjë që i shkon dibranëve nuk ka shumë duartrokitje të nxehta.

Në mandatin e 4 mbetet për tu bërë edhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën. Pasi është një zonë shumë e bukur. Tani që nga rruga e arbrit vihet kaq lehtë, do të bëjë mundësinë më të lehtë për të bërë investime në atë anë.

Para se të vinim këtu, u ndalëm pimë një gotë ujë, se ka pasur shpenzime Argoni dhe nuk na dha kafe…Tha unë ca kisha për të bërë bëra më të mirën e mundshme, tani vetëm një gjë ka mbetur, rruga Skuraj-Burrel. I them sa kilometra është, nuk është shumë tha 36 km. I them kjo është rruga e dytë e Arbrit. U hodh kryetari i bashkisë së Dibrës tha “jo tha nuk ke pse e bën. Mbaheni ashtu që ta kujtojnë njerëzit si ishte dhe si u bë, që kur të shkojnë nga rruga e Arbrit të shohin si u bë, kur të shkojnë  atje, të kujtohen si ishte”, E kuptoni tani ju, por ne do ta bëjmë atë.

© Panorama.al

Te lidhura