I kërkuar nga Interpol Tirana, grekët kapin në Kakavijë shqiptarin! Po kthehej në vend për Krishtlindje, ja sa ishte dënuar! Arrestohen edhe 2 të tjerë, po hetoheshin në Athinë

Dec 26, 2025 | 16:39

Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

kakavije

I kërkuari ka tentuar të kalojë pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentesh”.

Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të kërkuar në Greqi, informoi policia e vendit fqinj.

Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash” ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për “ryshfet”.

© Panorama.al

Te lidhura