I dha automjetin për transportin e drogës/ AMP nis hetimin për një efektiv policie, ndihmoi sirianin për shpërndarjen e lëndëve narkotike

Jan 18, 2024 | 12:30

Agjencia e Mbikëqyerjes Policore ka nisur hetimet për një grup kriminal që  merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

werwewe

Pak ditë më parë në pranga ra një anëtar i këtij grupi, shtetas sirian me shtetësi shqiptare.

APM njofton se ku shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P dhe ka dyshime të forta se ky person ka bashkëpunuar edhe me efektivin policie, mes personave të tjerë.

Në hetim është vënë  një efektiv i cili punon në sektorin e antidrogës në Shkodër.

Dyshohet se gjatë kohës që ai ushtronte detyrën në kryeqytet i ka dhënë automjetin e tij shtetasit sirian.

Hetimet vijojnë për indentifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P.

© Panorama.al

Te lidhura