“I burgosur pa gjyq”- Erion Veliaj reagon sërish nga qelia: Një dosje e kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit

Feb 18, 2025 | 20:12

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke deklaruar se është burgosur pa gjyq.

erion veliaj arrestim bashkia tirane BKH 7

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku thekson se ndaj tij është kopsitur një dosje për ta mbajtur, siç thotë ai, larg punëve të qytetit.

I pari i Tiranës, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt ka publikuar disa foto nga rindërtimi i shkollës “Edith Durham”, duke theksuar se puna vazhdon.

“Forca”, mbyll postimin e tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca”, shkruan Erion Veliaj.

LEXO EDHE: “Më pyeste për fustanet e gruas dhe…”- Erion Veliaj reagon nga qelia për dosjen e SPAK: Pretendimet për pronësinë e vilës në Qerret! Ja pse celulari im rezulton 87 herë të zonën e Kavajës

 

© Panorama.al

Te lidhura