“I bëj thirrje PS ta përjashtojë Edi Ramën nga Partia Socialiste”- Protestuesi: Përndryshe do reduktohen në një OJF

Jun 21, 2026 | 20:11


Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në ditën e 22-të të protestave kundër qeverisë Rama.

masivitet

Një prej protestuesve i bëri thirrje Partisë Socialiste të largojnë Edi Ramën nga partia përndryshe do kthehen në një OJF.

I bëj thirrje PS ta përjashtojë Edi Ramën nga Partia Socialiste. Mos të mbajë mbi vetë mëkatet e Edi Ramës se do reduktohet në një OJF. Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve. Nuk jemi kundër SHBA, Izraelit. Jemi të gjithë këtu për të bërë një të mirë Edi Ramës, ta shpëtojmë nga sëmundja më e keqe që ekziston, despotizmi.

© Panorama.al

Te lidhura