Një fëmijë 9- vjeç humbi jetën sot në plazhin Velipojës. R.Gj u godit nga një çadër plazhi e cila u shkëput nga vendi si pasojë e erës së fortë.
Fëmija ka humbur ndjenjat nga goditja e fortë, ndërsa është transportuar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.
Mësohet se fëmija ishte bashkë me familjen e tij në plazhin e Velipojës, ku po kalonin prej disa ditësh pushimet.
Dita e sotme është karakterizuar nga një mot i keq, i lagësht dhe me erë të fortë në bregdetin e Velipojës.
© Panorama.al











