Aktori australian tregon veten në rolin e babait. Kur e pyesin si ndihet si mashkulli më seksi në botë, i përgjigjet: “Vazhdoj të jem një djalë naiv fshati”…
Sikur të mblidhen në një dhomë një tufë femrash, e t’i pyesësh nëse kanë parë ndonjë burrë më seksi se Hugh Jackman,
përgjigjja do të jetë sigurisht “Jo!”. Por edhe po të thonë të kundërtën, është revista “People”, e cila shpall se Hugh Jackman është “Burri më seksi i gjallë!!”. “Forever!!”. Së shpejti del në kinema një film i ri, ku aktori ka rolin e një babai të keq…
Si ka qenë të interpretosh rolin e një babai të keq?
Argëtues. Më në fund kam mundur të bërtas të gjitha ato mallkime që një “babai të mirë” i janë ndaluar.
Thonë se baba bëhesh..
Sigurisht. Ndoshta mund ta dish se je i prerë, por mëson rrugës. Tashmë e di se fëmijët (adoptivë Oscar 11 vjeç e Ava 6) nuk harrojnë asnjë gjë dhe pretendojnë një koherencë ekstreme: nëse thua një gjë, duhet ta bësh. Oscar edhe pak dhe do dalë me vajza: Zot i madh, pas disa vjetësh, por qysh tash dua t’i jem shembull. Nëse më sheh të trajtoj mirë nënën e tij, t’i çoj mëngjesin në shtrat, apo t’i dhuroj një tufë me lule edhe nëse nuk është ditëlindja e saj… kur të rritet, do të bëjë njëlloj.
Çfarë është më e rëndësishme: të fitosh, apo të jesh i respektuar?
Jam një person konkurrues, kështu që nuk e mohoj se fitorja më eksiton, por e rëndësishme është të provosh. Në Australi e përdorim shpesh shprehjen: të bësh një tentativë. Sepse të vetmet keqardhje të vërteta janë për gjërat që nuk i ke bërë: të fitosh apo të humbësh nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të kesh provuar.
Nuk ju intereson fare që jeni “mashkulli më seksi i planetit”?
Shpresoj të mos e marr kurrë me seriozitet këtë çështje.
Megjithatë jeni burri i skenës së “dushit” tek “Australia”…
Po, sigurisht. Por në fakt nuk kishte shumë rëndësi trupi im, sesa ç’mendonte personazhi Nicole Kidman duke më parë. Nuk kam qenë kurrë vanitoz: edhe tani jam një djalë naiv australian nga fshati… Deri para disa vitesh ishte gjithmonë dikush që më thoshte: është një pishinë, pse të mos shkojmë e të bëjmë 2-3 foto? Apo: Ej, qëndro gjithmonë në këmbë, kur je në dush. Dhe unë i pafajshëm thosha gjithmonë: po!
E vështirë ta besosh…
Dhe në fakt, është e vërtetë. Kini besim tek unë. Ende tani e konsideroj veten një tip të gjatë, atletik, që iu desh të vinte masë muskulore për të luajtur rolin e Wolverine. Motivi pse nuk jam kthyer si më parë, është se çdo tri vjet më takon ai rol…
Do ju pëlqente nëse fëmijët tuaj bëheshin aktorë?
Po, nëse do të donin. Por vetëm kur të rriten. Kur je i vogël, duhet të luash e kaq: nëse përfundon në botën e spektaklit, bëhesh profesionist dhe mendon si i rritur. Fëmijët gjeni nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Fëmijët e mi, Oscar e Ava, mund të recitojnë në shkollë: janë me të vërtetë të zotët. Dhe mjaft të rreptë.
Ju bëjnë komplimente?
Nuk ka ndodhur kurrë. Janë të pathyeshëm. Isha në turne me një spektakël timin në Toronto dhe një të diel erdhën për të më parë. Një moment, këndova një këngë për gruan time që ishte në platé me ta, duke e bërë të ngrihet. Duke qenë se po bëja pak budallain, Oscar u kthye nga e ëma duke i thënë: “Çfarë turpi, mama: babai është vërtet i sikletshëm”…











