Horoskopi i datës 8 Shtator 2017

Sep 8, 2017 | 0:09

DASHI

Një atmosferë gëzimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Në planin financiar pritet fat me shumicë.

DEMI
Venusi do ta mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift sot. Do krijoni mure të forta në mënyrë që asgjë dhe askush të mos ua prishë harmoninë.

BINJAKET

Do bënit mirë të mos rivalizoni me partnerin gjatë kësaj dite sepse do keni debate dhe mosmarrëveshje me të. Në sektorin financiar mos neglizhoni asnjë detaj dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

GAFORRJA

Marrëdhënia në çift nuk do jetë aq e bukur sa ju e prisnit sot. Disa mund të kenë edhe debate mbi një temë delikate, e cila ka shumë kohë që nuk gjen zgjidhje.

LUANI
Ditë e bukur kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Mund të keni ndonjë debat shumë të vogël, por kjo nuk do ndikojë aspak tek harmonia.

VIRGJERESHA
Venusi do jetë mjaft i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak.

PESHORJA

Lidhja juaj me partnerin do thellohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Për shkak të një blerje të madhe që do kryeni, financat do kenë goxha tronditje.

AKREPI

Nëse jeni në një lidhje, do e rigjeni entuziazmin gjatë kësaj dite. Do e mahnitni në çdo moment partnerin dhe ai do ndihet i lumtur në krahët tuaja.

SHIGJETARI

Do jeni më të disponueshëm për partnerin sot dhe do pranoni të provoni eksperienca të reja me të. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe të zbukurohet.

BRICJAPI
Si ju ashtu dhe partneri do jeni plot energji pozitive gjatë kësaj dite. Pritet që gjithçka të shkojë mirë edhe në planin financiar.

UJORI

Klima për çiftet do jetë e mirë gjatë kësaj dite. Disa do marrin vendime të rëndësishme e disa të tjerë do flasin për tema delikate.

PESHQIT
Pas një periudhe jo shumë emocionuese, sot do afroheni më shumë me partnerin tuaj dhe do flisni hapur me të. Financat nuk do jenë të këqija megjithatë shpenzime të mëdha nuk duhen bërë.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura