Horoskopi i datës 30 Gusht 2017

Aug 30, 2017 | 0:01

DASHI
Sot do të mendoni shumë rreth financave tuaja. Nuk është asnjëherë vonë që të kurseni diçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për të realizuar një udhëtim. Pavarësisht sesi kanë shkuar punët tuaja, sot është koha për ndryshim.

DEMI
Mos u habisni nëse dikush ju përshkruan në një formë që nuk i përshtatet asaj që prisnit. Çdo njeri ju shikon sipas mënyrës së tij, rëndësi ka që ju e dini se kush jeni në të vërtetë.

BINJAKËT
Nëse sot ju duket se jeni duke treguar kujdes ndaj çdo detaji, mos u alarmoni. Kjo mund të jetë një gjë e mirë. Jepini më shumë kohë njerëzve të afërm sepse kohët e fundit i keni lënë pak pas dore.

GAFORRJA
Keni shumë plane në mendje dhe mendoni sesi të arrini ti realizoni sa më shpejt ato. Mendojini mirë gjërat përpara se të hyni në veprim. Bëni kujdes me shëndetin sepse sot nuk parashikohet në formën më të mirë.

LUANI
Bëni kujdes më mënyrën si e shpenzoni kohën tuaj. Mundohuni ti bëni disa gjëra me plan, në mënyrë që t’ju mbetet kohë e mjaftueshme edhe për gjëra të tjera. Jeta sentimentale paraqitet e mirë.

VIRGJËRESHA

Sot do të mendoni gjatë për një person shumë të dashur të familjes. Nëse jeni larg, merreni në telefon sepse do të ndiheni vërtet mirë. situata financiare parashikohet shumë e mirë.

PESHORJA
Është koha për të menduar më shumë për shëndetin tuaj. Duhet të pushoni më shumë dhe të ushqeheni mirë. Shëndeti është parësor ndaj duhet ti merrni gjërat pa stres.

AKREPI
Është koha për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Nuk është ende vonë për të filluar diçka të re. Njerëzit e lindur në shenjën tuaj, nuk janë kurrë të kënaqur nëse nuk arrijnë ato që gjithmonë kanë ëndërruar.

SHIGJETARI
Mendoni dhe përqendrohuni te vetja juaj sot. Bëni kujdes me shëndetin. Rutina e përditshme është e rëndësishme por me rëndësi është që jeni në formë të mirë fizike.

BRICJAPI
Shanset janë që dikush do ju ndihmojë sot në një projekt. Mund të jetë një person që kujdeset shumë dhe ju do pamasë. Mos hezitoni që ti kërkoni një mendim apo këshillë. Jini i hapur ndaj këshillave.

UJORI
Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për tu realizuar. Ndoshta aspironi që të bëni diçka të madhe sot, apo të bëheni i famshëm. Çfarë do që të jetë, nëse keni besim te vetvetja dhe punoni shumë, do e realizoni atë.

PESHQIT
Dinjiteti personal mund të jetë i rëndësishëm sot për ju. Dikush mund t’ju akuzojë pa të drejtë, dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më shumë i fyer sesa i lënduar. Merrini gjërat lehtë.

 

© Panorama.al

Te lidhura