DASHI
Jeta sentimentale do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me emocione gjatë kësaj dite. Nëse deri më sot nuk jeni treguar të matur me financat, ka ardhur koha ta bëni.
DEMI
Sektori i dashurisë do jetë i mbushur me surpriza gjatë kësaj dite. Shmangni sa të mundni shpenzimet e tejskajshme nëse doni që financat të mos kenë tronditje të mëdha.
BINJAKET
Ndjesitë që do përjetoni gjatë kësaj dite pranë partnerit tuaj do jenë të papërshkrueshme. Në planin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara të cilat do ua prishin ekuilibrin.
GAFORRJA
Pas një kohe të turbullt për jetën në çift, sot situata do stabilizohet. Me financat duhet të bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë në humnerë.
LUANI
Neptuni do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj sentimentale. Nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë skandaloze megjithatë kujdes me çdo veprim që do bëni. Ka ardhur koha të merreni seriozisht me sektorin e financave.
VIRGJERESHA
Mërkuri do jetë planeti që do influencojë më shumë sektorin e dashurisë. Bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jetë akoma më i mirë. Ekuilibri buxhetor do jetë i qëndrueshëm.
PESHORJA
Ditë harmonike kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do keni aspak debate me njëri-tjetrin. Financat më në fund do jenë të qëndrueshme dhe ju do ndiheni më të qetë për këtë fakt.
AKREPI
Mungesë komunikimi, tension dhe konflikte. Dita e sotme nuk do jetë aspak e mirë për të dashuruarit kështu që bëni kujdes. Në planin financiar vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.
SHIGJETARI
Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Jupiteri do iu sjellë fat në planin financiar, megjithatë nuk duhet të nxitoni të bëni shpenzime të pamenduara.
BRICJAPI
Falë mjedisit të ngrohtë yjor, çdo gjë do shkojë më së miri sot ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Sektori i financave nuk do ndikohet aspak nga planetët.
UJORI
Sot do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që keni pasur në çift dhe do ndiheni më të qetë. Pak nga pak edhe bashkëpunimi do përforcohet. Në planin financiar rekomandohet më tepër maturi.
PESHQIT
Në planin sentimentale do iu mungojë realizmi gjatë kësaj dite. Do t’i kërkoni partnerit gjëra që ai nuk mund t’i arrijë dhe do mërziteni. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të ruani ekuilibrin.
© Panorama.al











