Homoseksualët në paradë, myslimanët protestë

May 17, 2012 | 9:08
Ambasadori Arvizu gjate ekspozites se aleances LGBT

TIRANE- Zhvillohet sot ne kryeqytet parada gay. Në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual,transeksual) do te kerkojne respektim te te drejtave dhe lirive.

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë është një përkujtim i heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, bërë nga OBSH, më 17 maj 1990.

Ne te njejten dite, madje ne te njejten ore edhe Forumi Mysliman Shqiptar ka njoftuar mbajtjen e nje proteste ne respekt te Dites se Familjes.

Roland Hysa, sekretar i Forumit ka deklaruar per “Panorama” se aktiviteti synon te sensibilizoje shoqerine per vlerat qe mbart familja. Sipas tij, kjo do te jete nje lloj proteste edhe ndaj homoseksualeve qe pretendojne se po diskriminohen.

© Panorama.al

Te lidhura