Hollande ul rrogën e tij dhe të ministrave me 30%

May 17, 2012 | 19:07

Presidenti i ri francez, Francois Hollande dhe ministrat e tij socialistë miratuan një vendim për zvogëlimin e rrogave të tyre me 30%.

Duke u larguar nga takimi i parë i qeverisë së re të Francës, ministrat kanë thënë se qeveria e filloi punën me miratimin e uljes së rrogave dhe me nënshkrimin e aktit etik për të shpenzuar më pak para në udhëtime dhe në ministritë e tyre.

Gjatë fushatës, presidenti Francois Hollande, kishte premtuar uljen e rrogave, duke thënë se kjo do të bëhej për të treguar “shembull”.

Ky veprim ndryshon rrënjësisht nga ai i ish presidentit Nikollas Sarkozi, i cili rrogën e tij mujore e kishte rritur deri në 170%, duke arritur shumën prej 19 mijë eurosh në muaj.

© Panorama.al

Te lidhura