Një burrë i martuar është në një dilemë të madhe…ai mendon se e tradhton gruaja por ka frikë ta zbulojë të vërtetën pasi i druhet faktit se ajo do të ndahet prej tij.
Përmes një letre ai i ka treguar shqetësimet psikologes së ‘The Sun’ duke i kërkuar ndihmë se si të veprojë dhe të shpëtojë martesën e tij.

Letra e burrit
“I mora një ditë telefonin bashkëshortes sime dhe gjeta një foto të një burri lakuriq.
U shqetësova pamasë por ajo më tha që ia kishte dërguar një shoqe thjeshtë për shaka.
E besova pasi vërtetë dua që gjërat të jenë ashtu. Pas kësaj ajo ka filluar dhe është distancuar nga unë dhe nuk do të bëjmë seks.
Por para pak ditësh më takon një grua dhe më thotë që bashkëshortja ime dilte me burrin e saj…nuk di çfarë të besoj dhe si të veproj.
Unë jam 38 vjeç ndërsa ajo 36. Ne kemi një martesë të bukur, me dy vajza të adhurueshme dhe pa probleme ekonomike.
Kam frikë ta pyes nëse ajo më tradhton pasi nuk dua që ajo të më thotë të ndahemi”.
Përgjigjja e psikologes
“Sigurohu që ajo nuk po të tradhton dhe më pas diskuto me të.
Thuaji që distanca që ajo mbanë nuk të bën të lumtur dhe gjeni gjuhën e përbashkët për të qenë sërish të lumtur”.
© Panorama.al











