Një grua e matura dhe me një vajzë 6-vjeçare na tregon se dashuria e parë nuk harrohet..osë të paktën ajo nuk e ka harruar.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite pas ndarjes me të dashurin e parë, ata janë ritakuar dhe tashmë janë në rolin e tradhtarëve, pasi janë të dy të martuar.
Përmes një letre drejtuar psikologes së The Sun, 33-vjeçarja tregon historinë e tradhtisë së saj.
Letra e gruas
“Jam ritakuar me të dashurin tim të parë pas shumë vitesh dhe tani jemi dashnorë.
Unë jam 33 vjeç dhe bashkëshorti im është 43 vjeç. Ne kemi 11 vite të martuar dhe kemi një vajzë 6 vjeçe. Raporti jonë ka qenë gjithmonë shumë i mirë, por vitet e fundit ai nuk do fare të bëjmë seks. Jam mundur të flas me të dhe t’i them që kjo gjë e dëmton martesën tonë por ai nuk do të më dëgjojë.
Një ditë, kur më ishte mërzitur shumë kjo situatë, i shkruaj ish-të dashurit. Ai u përgjigj menjëherë dhe lamë një takim. Ai është 35 vjeç dhe ka qenë djali që më mori virgjërinë kur unë isha 20 vjeç, dhe asnjëherë nuk e kam harruar.
Pasi i takuam ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe…bëmë seks. Pas asaj ditë në takohemi rregullisht.
Unë e dua shumë bashkëshortin tim por në një mënyrë tjetër. Edhe pse e di që po bëj gabim, nuk mund të ndaloj së takuari ish-të dashurin”.
Përgjigjja e psikologes
“Nëse vërtetë e do bashkëshortin tënd atëherë duhet të mos e tradhtosh.
Ti e di që një ditë kjo tradhti do të merret vesh, ndaj ndahu sa je ende në kohë”.
© Panorama.al












