Interi ka kthyer sytë nga e kaluara për të përforcuar radhët me elementë të cilët Kristian Kivu po mendon se mund të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivat në këtë edicion.

Pasi dështoi transferimi i Zhoao Kanselos, Kivu kërkon një tjetër ish të famshëm, kroatin Ivan Perishiç, i cili ka lënë mbresa në dy etapat e tij te zikaltrit. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, kroati ka shkëlqyer me fanellën e PSV në këto dy edicione.
Ndaj Interi ka menduar kthimin e tij për një eksperiencë të tretë në janar, duke e parë si një alternativë për krahët e sulmit. Por sipas “Eindhovens Dagblad”, PSV nuk ka ndër mend ta lejojë të largohet falas futbollistin i cili ka kontratë deri në fundin e sezonit.
Ndaj Interi duhet të mendojë për të paguar një shifër për transferimin e tij, apo të gjejë një tjetër objektiv në merkato.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











