TIRANË- Qeveria ka miratuar sot një rregullore që mundëson pajisen me leje shfrytëzimi per ndërtimet dhe pallatet, të cilat, në total, vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital e kontribuojnë me rreth 700-800 milion euro.
Vendimi është deklaruar nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, miratuar në mbledhjen e sotme, vetëm pak kohë pasi Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj Lulzim Basha nënshkroi një arrëvehsje me dy ministritë e linjës, atë të Transporteve dhe të Drejtësisë në përmbushje të njërit prej premtimeve të tij elektorale.
Udhëzimi “Për procedurat e regjistrimit të objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, të prapambetura, në Bashkinë e Tiranës, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, eshtë hartuar mbi Memorandumin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkisë së Tiranës.
Sipas Berishës ky udhëzim i jep zgjidhje një problemi të madh për rreth 400 pallate dhe ndërtime në kryeqytet me këtë problematikë, duke i pajisur me leje shfrytëzimi dhe zhbllokon, vetëm me detyrimet fiskale, një kapital rreth 700-800 milion euro, por gjithashtu, në aspektin moral, si përmbushje e një premtimi të dhënë nga kryetari aktual i bashkisë.
“Grupi i punës që ka hartuar këtë udhëzim ka marrë parasysh të gjitha kategoritë e problemeve dhe sipas kategorisë, rregullorja ofron dhe zgjidhjet”- tha Berisha.
Ai theksoi se ky është vetëm detyrimi i tyre fiskal, i bllokuar për shkak të burokracisë dhe po të kihet parasysh efekti kolateral i tyre, leverdia është 4 herë më e madhe.
© Panorama.al











