TIRANË-Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar sot mbylljen e fazës së parë të hipotekimit të apartamenteve në kryeqytet.
Gjatë në konference për shtyp, Basha ka nënshkruar përfundimin e procesit për 124 objekte që përfaqësojnë 3 mijë familje, 12 mijë qytetarë të Tiranës.
“Nënshkruaj përfundimin e procesit mes një letre që i drejtoj ministrit të Drejtësisë si organi kompetent për hipotekat që i bashkëngjis dosjet dhe pajisjen e 124 objekteve me lejen e regjistrimit, duke i hapur rrugën marrjes së tapive përkatëse”- ka thënë Basha.
Sipas tij, ky është fundi i procesit për këtë fazë, por fillimi ka nisur me ditët e para në bashkinë e Tiranës dhe për këtë ka falenderuar bashkëpunëtorët për përkushtimin, profesionalitetin dhe që bënë të mundur mbajtjen e premtimit në këtë fazë për një numër banorësh të tiranës për të cilët hipotekimi është një nga proceset më të rëndësishëm.
© Panorama.al











