Hipopotami vret mikun e tij afrikan!

Nov 14, 2011 | 21:23

Një fermer nga Afrika e Jugut u gjet i vrarë nga një hipopotam. Siç raporton BBC, Marius Els ishte miqësuar prej kohësh me kafshën, dhe e thërriste atë “djali im i vogël”

Trupi i masakruar i Marius Els u gjet në një lumë që kalon mes përmes fermës së tij. Pasi e kishte vrarë, hipopotami e kishte tërhequr zvarrë nën ujë.

Hipopotami dhe Marius Els u bënë  “yje” të internetit pasi pamjet e miqësisë së tyre tërhoqën vëmendjen e miliona njerëzve në Youtube.

© Panorama.al

Te lidhura