Hetuesit rrëfejnë “haremin” e Berluskonit

Sep 17, 2011 | 12:08

Silvio Berluskoni ka punësuar më shumë se 30 aktore, modele dhe prostituta për të marrë pjesë në festat e tij private, kanë deklaruar dje hetuesit italianë. Ata thanë se kanë përgjuar më shumë se 100 000 biseda dhe telefonata në kuadër të një hetimi dyvjeçar mbi këto supozime. Ka raportime se në disa telefonata përfshihet vetë Berluskoni, duke folur mbi netët e kaluara me prostitutat dhe “performancat” e tyre. Hetuesit thanë se të paktën 30 femra janë të ftuarat e festave të tij, dhe shumë prej tyre prostituta, të cilat merrnin pjesë në këto festa në këmbim të parave dhe dhuratave të tjera. Festat kanë ndodhur në rezidencat e tij zyrtare në Romë, Milano dhe Sardenjë, mes viteve 2008-2009. Disa nga femrat e ftuara ishin nga Amerika Jugore dhe disa të tjera nga Europa Lindore. Aktorja italiane, Manuela Arkuri, kishte marrë si ofertë të drejtonte Sanremon, nëse do të flinte me Berluskonin, por ajo kishte refuzuar. Avokatët e Berluskonit po përpiqen të theksojnë se përgjimet përjashtohen nga provat materiale në çdo gjyq.

© Panorama.al

Te lidhura