Haxhinasto: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse

Oct 14, 2011 | 16:32

“Qeveria e Shqipërisë synon të kryejë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që do të përmbushë rekomandimet e ODIHR të 2009 dhe 2011, përfshirë këtu edhe ekspertizën e Komisionit të Venecias.”  Kështu iu drejtua sot Zv.kryeministri dhe ministri I Jashtëm, Edmond Haxhinasto Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Në fjalën e tij Haxhinasto vlerësoi kontributin e dhënë nga vëzhguesit e OSBE-së gjatë zgjedhjeve të 8 majit.

Ministri bëri një pasqyrim të plotë të progresit dhe reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, si dhe arritjeve të saj në agjendën e politikës së jashtme.

“Anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave me BE-në dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE, përbëjnë disa nga këto arritje të rëndësishme,” – theksoi Haxhinasto.

Ai tha se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin dhe eksperiencën e saj për partnerët e Mesdheu, për arritjen me sukses të reformave që këto vende kanë ndërmarrë.

© Panorama.al

Te lidhura