Hartimi i buxhetit të 2012, ndryshon shifra e borxhit dhe deficiti

Oct 18, 2011 | 10:57

Ndryshe nga çfarë është parashikuar në kuadrin makroeko-nomik, deficiti dhe borxhi i buxhetit të ri do të kenë shifra më të larta. Në fjalën e tij para deputetëve të Partisë Demokratike, Kryeministri tha dy shifra më të larta, se ato që ka miratuar vetë në qeveri në kuadrin makro për vitet 2012-2014. “Ekonomia do ia dalë, buxheti do t’ia dalë të ruajë plotësisht stabilitetin makroekonomik, të ketë një deficit buxhetor ndër 3.4, të ketë një borxh ndër 59.7, të ketë një inflacion të kontrolluar plotësisht, theksoi dje Berisha para deputetëve. Ai tha se shumë shpejt qeveria do të sjellë në Kuvend buxhetin e ri, i cli përjashto fondet për infrastrukturën dhe pagat e pensionet, do të ketë shkurtime në të gjitha zërat e tjerë. Por, pavarësisht shkurtimeve, shifrat e dhëna, për një borxh 59.7 për qind e prodhimit dhe deficiti 3.4 për qind janë më të larta se parashikimet e tjera të Ministrisë së Financave. Ministria e Financave ka propozuar dhe më pas qeveria ka miratuar para dy muajve rishikimin e “kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2012–2014”. Në bazë të këtij vendimi, borxhi në vitin 2012 parashikohej të ishte 834,219 miliardë lekë, ose 59.2 për qind e GDP. Ndërsa deficiti 41,564 miliardë lekë, ose 3 për qind e GDP. Ky është vendimi i 20 korrikut, i cili korrigjonte parashikimet optimiste në fillmvitit. Në shkurt, qeveria kishte parashikuar që në vitin 2012 deficiti të ishte 3 për qind, por borxhi të ishte 58.7 për qind. Pra 0.5 për qind më i ulët. Por situata reale ekonomike, kriza që po thellohet në Europë dhe po ndikon përditë edhe në Shqipëri, bën që financat të korrigjojnë parashikimet e tyre. Nga shkurti në korrik, Bode parashikoi që deficiti për vitin aktual të mos ndryshojë, por si rrjedhojë e uljes së ritmit të rritjes ekonomike, borxhi nga 59.2 për qind në, të shkojë në fund të vitit në 59.4 për qind e GDP, pra 0.2 për qind më shumë. Por duket se Berisha dje dha shifra të ndryshme, shumë më të larta sesa ato që ka miratuar vetë. Borxhi në vitin 2012 ishte parashikuar 58.7, pastaj u rrit në gusht në 59.2 dhe në fund dje Berisha tha 59.7 për qind e GDP. Për ta bërë më të thjeshtë, GDP në vitin 2012 parashikohet të jetë 14 miliardë dollarë. Rritja e borxhit nga 59.2 në 59.7, pra me 0.5 për qind e GDP, do të thotë rreth 7 miliardë lekë ose 70 milionë USD. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me deficitin, i cili nga 3 për qind, parashikim ky i pandryshuar që nga shkurti, sipas Berishës do të jetë 3.2 për qind.

Interesat, vendimi i Fullanit ndihmon deficitin e Bodes
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur me 0.25 për qind normën bazë të interesit të lekut në fund të shtatorit duket se ka dhënë efekt direkt në interesin e bonove të thesarit. Nëse që nga maji niveli mesatar i interesit për bonot me afat 1-vjeçar ishte në nivelet e 7.6 përqindëshit, tashmë niveli i këtij interesi është ulur. Qeveria në blerjen e parafundit të bonove me afat 12-mujor ka paguar një interes 7.67 për qind, ndërkohë që në blerjen e fundit të zhvilluar më 10 tetor, interesi për bonot 1- vjeçare ka qenë 7.49 për qind. Duket se në mënyrë të menjëhershme vendimi i Bankës ka ndihmuar qeverinë të marrë një borxh më të lirë, krejt e kundërta me atë që ndodhi disa muaj më parë. Gjatë prillit, majit apo qershorit, kur interesi i bonove ishte në rritje, ekspertët komentuan se kjo tendencë erdhi si rezultat i shpenzimeve të larta të qeverisë dhe efektit të vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë për të rritur normën e interesit të lekut me 0.25 për qind, duke e çuar atë në 5.25 për qind, nga 5 për qind që ishte.

NERTILA MAHO

© Panorama.al

Te lidhura