Hartat e reja të votimit favorizojnë demokratët, Departamenti i Drejtësisë në SHBA padit Guvernatorin e Kalifornisë!

Nov 13, 2025 | 21:42

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po ngre një padi kundër shtetit të Kalifornisë, për shkak të hartave të reja të Kongresit, që votuesit miratuan në zgjedhjet e javës së kaluar.

guvernatori i kalifornise

Hartat e reja favorizojnë demokratët dhe synojnë të anulojnë përparimet e arritura nga republikanët, pasi ata nxorën vija të reja votimi në Teksas.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi akuzoi Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, për një marrje “të paturpshme” të pushtetit, informon BBC.

“Newsom duhet të shqetësohet për sigurinë e kalifornianëve dhe ndalimin e dhunës së Antifas, jo për manipulimin e shtetit të tij për përfitime politike”, tha ajo.

Votuesit e Kalifornisë miratuan me shumicë dërrmuese projektligjin e rindarjes së zonave zgjedhore të njohur si Propozimi 50, i cili u dha demokratëve një avantazh në pesë zona të reja zgjedhore të kongresit.

© Panorama.al

Te lidhura