Hapet rruga për ekstradimin e Ilir Kumbaros

Oct 14, 2011 | 17:59

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaron.  Pas dhënies së këtij vendimi, Prokuroria shqiptare pritet t’i  kërkojë palës angleze ekstradimin e të pandehurit.

Remzi Hoxha është rrëmbyer tek ish-Frigoriferi në Tiranë, më 21 tetor 1995. Kumbaro është një nga katër të  akuzuarit për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, gjatë vitit 1995 në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë, Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas të zhdukur në Tiranë, kërkoi përsëri drejtësi për çështjen e babait të tij, ende të pagjetur.

© Panorama.al

Te lidhura