Hapet Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian! Zbardhet vendimi i qeverisë

Feb 19, 2025 | 13:49

Qeveria ka marrë vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Bashkimi-Europian-anetaresim-1089

Vendimi për hapjen e Misionit të Përhershëm të vendit tonë në BE u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Shpenzimet për hapjen e këtij misioni do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2025.

Për zbatimin e këtij vendimi po ashtu ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i qeverisë:

HAPJEN E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
  1. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
  1. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

© Panorama.al

Te lidhura