Dy aktorët e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, Sulejmani dhe Hyrrem, rrëfejnë problemet e famës.
Seriali më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në Turqi “Sulltani i madhërishëm” ndjek pas edhe jetën e bujshme të sulltanit, lëvizjet e tij, intrigat në oborr, atmosferën e krijuar nga shekulli XVI, kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj të pushtimit. Rolet kryesore në këtë serial i luajnë aktorët Halit Ergenc, si dhe Meryem Uzerli.
Si e komentoni faktin e qasjeve negative drejtuar juve, për shkak të mënyrës së prezantimit të rolit të Sulltanit dhe rritjes së shikueshmërisë së serialit?
Halit: Më vjen mirë që seriali ka zgjuar interes për jetën dhe veprën e një personaliteti të rëndësishëm të së kaluarës, edhe pse ka pasur shumë komente kontroverse rreth përshkrimit të jetës së oborrit turk, haremit, si dhe politikës. Atë dhe e kemi pritur, mendoj se ka qenë e pamundur që qorrazi të shkojmë në faktet e historisë, pasi në libra janë treguar disa nga momentet e rëndësishme të luftërave, që faktikisht tregojnë qartë se sa i fuqishëm ka qenë sulltani i madh dhe çfarë ka ndodhur në mendjen e tij.
Merjem: Nuk dija gati asgjë nga historia turke, madje jam befasuar për disa gjëra të treguara në serial. Sulltanesha Hyrrem pa asnjë hamendje ka qenë shumë e guximshme dhe energjike, ndërsa nga kapriciot e saj ka mundur që t’i ikë koka ndokujt. Shumë e vështirë është të aktrohen personazhe të tilla, por e pranoj se këto role janë të veçanta në profesionin tonë. Hyrremi është shumë e keqe, çdo moment e shfrytëzon t’i bëjë keq dikujt, por unë e justifikoj se ka pasur arsye, për faktin se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë.
Halit, “1001 net” ju ka sjellë famën duke aktruar rolin e Onurit të pasur, i cili dashurohet me bukuroshen Shehrazade. Ky rol ju solli famë edhe në rajon, apo jo?
Ky rol më ka sjellë dhe dashurinë e jetës. Por lidhja jonë filloi me skandale, pasi për shkakun tim Berguzar u nda nga i dashuri i saj, ndërsa unë u ndava nga bashkëshortja, gjë që solli reagime negative në mediat turke. E pranoj se nuk kam qenë aspak ambicioz, madje nuk i kam dhënë dhe shumë rëndësi punës, por në anën tjetër ofertat për role vinin nga të katër anët. Zgjodha që të përshkruaj personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë turke, si Kemal Ataturk, Sulltan Sulejman, për momentin këto janë të mjaftueshme.
Halit, ti me Berguzar keni një djalë, planifikoni edhe ndonjë fëmijë tjetër?
Po sigurisht, ne duam që shtëpia jonë të jetë e mbushur dhe nuk duam që Aliu të rritet i vetëm. Por për këtë gjë do të duhet të presim dhe pak, pasi Berguzar është duke xhiruar serialin “Kënga e pafund” në qendrën e pushimit Çesme, ndërsa unë gjithmonë udhëtoj tek ajo. Të dyve na mungon njëri-tjetri kur jemi larg dhe e kemi të pamundur të bëjmë jetë normale. Jetojmë në një pjesë rezidenciale të Stambollit, në një vilë prej 150 m2. Nuk bëjmë ndonjë jetë shumë luksoze, pasi na pëlqen afërsia me komshinjtë, nuk na duhet vilë e madhe të cilën nuk mund ta sigurosh si duhet për të qenë rehat brenda.
Merjem, a ju kanë penguar thashethemet në lidhje me atë se ju dashuroni edhe gjininë e njëjtë?
Edhe thashethemet janë pjesë e popullaritetit. Më herët flitej se jam në lidhje me Halitin, pasi kemi xhiruar edhe skena të nxehta. Ai për shkak të fjalëve është munduar të durojë xhelozinë e bashkëshortes, e cila më vonë më është bërë dhe mikeshë shumë e afërt, ndërsa unë nuk u kam dhënë shumë rëndësi këtyre gjërave. Secilin përgënjeshtrim që kam bërë, e shoh si pjesë të reklamës sime në media.
E vërtetë se keni paguar 25 mijë euro për shkak të kilogramëve të tepërt, ndërsa në kontratë e keni pasur të ndaluar?
E vërtetë, kohëve të fundit më shumë vlerësohen femrat e dobëta, por mendoj se kjo nuk është në rregull. Nëse i shihni personazhet publikë, mund të konstatoni se të gjithë janë në dieta. Bëhet rutinë kur mendon çdo ditë çfarë të konsumosh dhe ndodh që ndonjëherë nuk duhet të futësh asgjë në gojë. Femrat mendojnë se meshkujt duan pranë vetes gjithmonë femra modele, por gabojnë këtu.
Hyrrem, ke fituar në serial një rivale të vërtetë, Firuzen, të cilën e aktron aktorja tjetër Cansu Dere (Ejshan)…
Halit: Me shfaqjen e saj në serial menjëherë u artikulua çështja e xhelozisë se Berguzar krijoi skena xhelozie pas xhirimeve me të. Puthja mes Sulejmanit dhe Firuzes ngjalli interes të madh te publiku, megjithatë ato shkrime kanë qenë vetëm spekulime, pasi Berguzar dhe Cansu janë si motra.
Merjem: Pasi Cansu është shfaqur në serial, fansat menjëherë janë ndarë në dy grupe, fansat e Hyrremit dhe të Firuzes. Në media dhe rrjetet sociale kanë filluar debatet se cila është më e bukur, cila është më e mirë, cila më simpatike etj. Cansu dhe unë jemi shumë të ndryshme dhe mendoj se pikërisht ky krahasim ka sjellë kureshtje më të madhe në serial.
Merjem, ardhja juaj në Stamboll nuk ka qenë fatsjellëse vetëm në karrierë, por edhe në jetën private, këtu keni njohur edhe burrin e jetës suaj, biznesmenin Can Ates?
Po e vërtetë, por duhet të pranoj se, edhe pse jemi të fejuar, nuk mendojmë të bëjmë dasmë së shpejti, momentalisht martesën nuk e kemi në mendje.











