Alfons Ori, kryesuesi i panelit gjyqësor në gjykimin e Ratko Mlladicit e ka shtyrë për një afat të pacaktuar procesin gjyqësor për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.
Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë nuk i ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladicit, për çfare ka qenë ligjërisht e detyruar ta bëjë.
Ori ka thënë se gjykatësit janë duke analizuar pasojat e këtij veprimi. Gjykatësi ka thënë gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë, sa më shpejt të jetë e mundur.
Prokuroria ka pranuar gabimet që ka bërë dhe nuk është ankuar në vendimin për të shtyrë gjykimin. Mbrojtja e Mlladiqit ndërkaq ka kërkuar një pushim gjashtëmujor të gjykimit.
Të mërkurën, prokurorët kanë akuzuar Mlladicin se ka luajtur rol udhëheqës në fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja.
Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ai akuzohet se ka komanduar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë më 1995 në Srebrenicë, çfarë konsiderohet mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mlladic mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Konflikti i Bosnjës ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur.
© Panorama.al











