Saif al-Islam Gadafi, biri në ikje i udhëheqesit të përmbysur të Libisë, i ka thënë Gjykatës Ndërkombtare Penale, se ai është i pafajshëm ndaj krimeve të dyshuara kundër njerëzimit.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombtare Penale, Luis Moreno-Okampo, i ka thënë agjensise së lajmeve Reuters, se gjykata ka vënë kontakt joformal me Saif al-Islam.
Moreno-Ocampo tha se kontakti ishte zhvilluar me ndërmjetes, dhe Saif al-Islam dëshironte të dinte se cfarë do të ndodhë me të nëse lirohet nga akuzat.
Saif al-Islam, u fsheh pasi forcat besnike të udhëheqësve të rinj të Libisë e kanë zënë dhe vrarë babain e tij, jashtë vendlindjes së tij Sirte.
Mendohet se, Saif al-Islam, ka ikur në kufirin jugor të Libisë në Niger.
Haga në kontakt me të birin e Gadafit
Një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte ka bërë të ditur se zyra e tij ka pasur “kontakt joformal” me Saif Al Salamin, djalin në arrati të ish-udhëheqësit të Libisë, Muamer Gadafi.
Prokurori Luis Moreno-Okampo tha përmes një deklarate se “ndërmjetësuesit kanë kontakt joformal me Saifin, Zyra e prokurorit ka bërë të qartë se nëse ai i dorëzohet gjykatës, ai do të ketë të drejtën të dëgjohet nga trupi gjykues dhe është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij. Gjykatësit do të vendosin për këtë”.
Saif Al Salam është në arrati që kur forcat e qeverisë së përkohshme në Libi morën kontrollin mbi Sirten dhe vranë babain e tij.
Salam besohet se ndodhet në kufirin jugor me Nigerin dhe vetëm një ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan se vetë Saif Al Salam po kërkon të dorëzohet në Hagë, pas pamjeve që ka parë në momentin e vrasjes së babait të tij.
© Panorama.al











