“Grupi Xhafaj është armiqësor”- Berisha tregon prapaskenat e listës së PS në Tiranë: Në garë është bota e krimit! Socialistët e kanë kuptuar që…

Apr 1, 2025 | 19:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa zhvilloi një takim me drejtuesit politik dhe kryetarët e degëve foli për listën e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thënë se “janë armiq të Ramës”.

sali berisha

“Grupi Xhafa është armiqësor, po haptas. Është grupi armiqësor. Sepse këta në këto koncepte ecin”, tha Sali Berisha, i cili theksoi se “në garë është bota e krimit”.

Berisha: Erion Veliaj e meritonte 100% burgun, por të impikohet e gjithë kupola e partisë, pasi ai ishte burgosur dhe arrestuar kjo ndodh ta politizojë në këtë shkallë një akt të tillë kjo është tipar i ekstremit të majtë, ose mafiozë. Ai u arrestua, ishte në gjykim, ky merrej me statuset e tij. Ky i conte Ulusiun, organizonin truk pas truku vetëm e vetëm si ta shpërbenin totalisht në mënyrë që të mos denonconte. Por natyrisht socialistët këto i kanë kuptuar. E kanë kuptuar që këta që ka në Tiranë, i ka armiq. Grupi Xhafa është armiqësor, po haptas. Është grupi armiqësor. Sepse këta në këto koncepte ecin. Kjo situatë është kudo, në të gjitha qarqet. Në garë është bota e krimit, ndaj dhe misioni ynë bëhet cdo ditë edhe më i rëndësishëm. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.

© Panorama.al

Te lidhura