Gripi, Pipero: Periudha më e mirë për vaksinim

Nov 12, 2011 | 11:05

TIRANË- Vaksinë për t’u mbrojtur nga gripi. Apeli është bërë sot nga ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar nisjen e fushatës ndaj gripit sezonal. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero ka theksuar gjatë një konference për mediat, se situata epidemiologjike është e qetë, por, pavarësisht kësaj, vaksinimi është mënyra më e mirë të për të parandaluar gripin sezonal.

“Eksperienca na ka treguar që kjo është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin. Fushatat nisin në fund të vjeshtës por për shkak të ndryshime klimaterike kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal pasi që nga momenti që aplikohet vaksina duhet së paktën dy javë që trupi të fitojë imunitet” tha ai.

Sipas tij, fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike janë kategoritë që duhet të shohin me përparësi vaksinimin.

© Panorama.al

Te lidhura