Betohet qeveria e përkohshme e Pikramenos

May 17, 2012 | 9:42

ATHINE- Betohet qeveria e perkohshme e Greqise. Ne oret e para te mengjesit te sotem, nen shoqerine e kryeministrit Panajotis Pikramenos, te 16 ministrat, kryesisht profesore, ish ministra dhe diplomate jane betuar ne Presidence.

Pas kesaj u be edhe betimi i 300 deputetëve në parlament, per t’i hapur rruge shperberjes dhe futjes se vendit ne fushaten zgjedhore.

Vete kryeministri duke pranuar se drejton qeverine perkohesisht ka deklaruar se gjithcka do te shkoje në kuadrin e Kushtetutës.

“Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Nën drejtimin tuaj zoti President, duhet ta shpëtojmë atë nga rreziqet, të kalojmë një tranzicion të qetë me qeveri politike”, tha Pikramenos, gjate betimit te presidenti.

 

© Panorama.al

Te lidhura