Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë në Kapshticë

Oct 30, 2011 | 16:17
Foto Ilustruese

KAPSHTICE- Rikthehen rradhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Raportimet nga terreni flasin për rradhë të gjata të emigrantëve që kishin zgjedhur për të kaluar fundjavën në Shqipëri, ndërsa këtë të diel po kthehen për në vendin e tyre të punës.

Mësohet se pala greke është duke punuar prej orësh me një sportel, ndërsa pala shqiptare me 6 sportele.

Nuk dihen ende arsyet pse pala greke po punon me një sportel, shkak qe ka sjellë edhe rradhët e mëdha në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

© Panorama.al

Te lidhura