Godo shtrohet në spital, probleme me mushkëritë

Nov 22, 2011 | 13:34

TIRANË- Politikani i njohur Sabri Godo është shtruar me urgjencë në spital.

Mësohet se Godo është shtruar në Sanatorium pas problemeve me mushkëritë, nga të cilat vuante prej disa muajsh.

Nuk ka ende ndonjë deklaratë nga ana e mjekëve për gjendjen shëndetësore të Godos, por burime të paidentifikuara bëjnë me dije se shkak i ardhjes së tij në Sanatorium është bërë komplikacioni në mushkëri.

Godo mban aktualisht postin e kryetarit Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991.

© Panorama.al

Te lidhura