Gjyqtarët ngujohen në Gramsh, i shpëton policia

Oct 9, 2011 | 12:49
Foto ilustruese

Gramshi ka befasuar në takimin e djeshëm, teksa ka humbur me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kukësit. Megjithëse mes dy skuadrave është zhvilluar një lojë tepër e qetë, ka qenë treshja e gjykimit që me vendimet e dhëna ka bërë që situata në shkallët e stadiumit të dalë jashtë kontrollit. Kështu, fansat e Gramshit në përfundim të takimit nuk janë larguar nga ambientet e stadiumit, por kanë protestuar kundër “xhaketave të zeza”. Për rreth dy orë, ata nuk kanë lejuar arbitrat të dalin nga dhomat e zhveshjes, ndërsa këta të fundit, pasi kishte rënë errësira u larguan me dy furgonë të forcave speciale të ardhura nga Tirana. Lushnja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Besëlidhjes. Një sfidë që i pati të gjitha, një gol të anuluar për vendësit dhe një penallti e kërkuar me shumë këmbëngulje nga lushnjarët. Në fund, protesta dhe kontestime ndaj arbitrit Bardhyl Pashaj. Miliç ka qenë i pari që ka nxjerrë të tijtë të parët në avantazh, por më pas Topi ka barazuar gjithçka. Më në fund, matjanët janë rikthyer te fitorja në “Liri Ballabani”, teksa kanë mundur Himarën me rezultatin e ngushtë 1-0. Gjoka e ka nderuar dje Burrelin, teksa goli i shënuar prej tij ka qenë deciziv. Himarjotët, pavarësisht rasteve, nuk kanë mundur të depërtojnë në portën vendëse. Butrinti dhe Skrapari kanë ndarë nga një pikë në takimin e djeshëm. Në minutën e 22-të Ngjela jep një asist për Rugjin, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. Ndërkaq, sarandjotëve u mohohet edhe një gol për pozicion të parregullt. Në minutën e 69-të Poplekaj për Skraparin kërcen mbi të gjithë, duke mposhtur portierin Demi.
Besa ka arritur një fitore ndër dhëmbë, teksa ka mundur Vlorën në limitet e kohës. Të parët që dolën në avantazh ishin vlonjatët me anë të Skënderajt. Më pas, gjithçka barazohet me anë të Çelhakës dhe në fund, Dhëmbi shpëton ekipin e tij, duke arritur kështu një fitore tepër të çmuar. Iliria nuk ka mundur as në javën e pestë të marrë pikë, pasi është mundur nga Mamurrasi me rezultatin 2-1. Ndonëse pritej kthesa e fushëkrujasve në shtëpi, sërish kanë zhgënjyer përballë mamurrzakëve. Gramozi ndalet në javën e pestë në shtëpi, pasi barazon me Adën. Velipojakët kanë qenë deri në minutën e 91-të në avantazh, por Bilibashi ka barazuar gjithçka, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Protestat e lushnjarëve
Lushnjarët kanë protestuar ashpër në dy momente gjatë ndeshjes së djeshme kundër Besëlidhjes. Një herë për një gol të anuluar dhe në fund të sfidës për një penallti të padhënë, sipas tyre. Të gjithë lojtarët në fushë dhe stoli janë vërsulur drejt arbitrit Bardhyl Pashaj, duke i kërkuar shpjegime.

KATEGORIA E PARË
Java e 5-të

Lushnja-Besëlidhja                1-1
Topi 49’/ Miliç 24′
Butrinti-Skrapari                    1-1
Rugji 22’/ Poplekaj 69′
Burreli-Himara                    1-0
Gjoka 35′
Besa-Vlora                    2-1
Celhaka 54′, Dhëmbi 90’/ Skënderaj 50′
Iliria-Mamurrasi                    1-2
Lama 82’/ Allamani 30′, Mataj 52′(p)
Gramshi-Kukësi                    0-1
Jevdeviç 30′(p)
Gramozi-Ada                    1-1
Bilibashi 91’/ Veria 85′
Luftëtari-Elbasani                     16 Nëntor

RENDITJA    N    F    B    H    G+    G-    P
1 Besëlidhja    5    3    1    1    8    3    10
2 Ada    5    2    3    0    8    5    9
3 Kukësi    5    3    0    2    6    4    9
4 Luftëtari    4    3    0    1    4    2    9
5 Butrinti    5    2    2    1    4    3    8
6 Elbasani    4    2    1    1    7    5    7
7 Besa    5    2    1    2    8    7    7
8 Gramozi    5    2    1    2    6    7    7
9 Gramshi    5    2    1    2    6    9    7
10 Mamurrasi    5    2    1    2    4    9    7
11 Lushnja    5    1     3    1    8    4    6
12 Skrapari    5    1    3    1    4    4    6
13 Vlora    5    2    0    3    5    6    6
14 Burreli    5    2    0    3    4    8    6
15 Himara    5    1    1    3    3    4    4
16 Iliria    5    0    0    5    4    9    0

© Panorama.al

Te lidhura