Gjobe 125 mijë euro ish portierit te kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kan per mosdeklarim te rrobave firmato qe kishte blere gjatë një udhëtimi në Dubai.
Gjykata e Bavarisë e shpalli fajtor 41 vjeçarin për shkak se nuk i kishte deklaruar rrobat në vlerë prej 6.685 euro kur ishte kthyer në aeroportin e Mynihut nga udhëtimi në Lindjen e Mesme.
“Në doganën e aeroportit, Kan kaloi nëpër daljen ku nuk deklarohet asgjë, por taksa për rrobat e Armanit dhe Dolce & Gabbana kapte shumën prej 2.119 euro”, shkruan Rel.
Oliver Kan, i cili u doli ne pension në vitin 2008, ishte kapiten i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane.
Gjatë karierës, ai luajti 557 ndeshje në Bundesligë, si dhe 103 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
© Panorama.al











