GJK rrëzoi dekretin e Begajt dhe Qeverinë për shkarkimin e Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë! Zbardhen detaje nga vendimi: Këshilli Bashkiak shkeli ligjin

Nov 3, 2025 | 18:23

Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin lidhur me çështjen e Erion Veliajt, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë dhe Qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë.
erion veliaj kushtetueseGazetarja Klodiana Lala raporton se në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda.

Në vendim tuhet gjithashtu se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Velijat nga posti i kryebashkiakut.

Sipas gazetares Klodiana Lala bëhet me dije, se vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që kishte caktuar datën e zgjedhjeve të reja në Tiranë më 9 nëntor.

Praktikisht, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura