“Gjithë shqiptarët në çdo cep të globit u bënë bashkë”- Protestuesja: Po i tregojmë botës se si një protestë kthehet në festë

Jun 15, 2026 | 19:17


Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në ditën e 16-të protestave kundër qeverisë Rama. 

protesta 1

Një qytetare foli në podiumin e improvizuar, duke theksuar se shqiptarët për herë të parë në çdo cep të globit u bënë bashkë.

Shqiptarët shtoi ajo po i tregojnë botës se si një protestë kthehet në festë.

Protestuesja: Për herë të parë gjithë shqiptarët në çdo cep të globi janë bashkë. nuk kemi kohë për të humbur. nuk ka shans të dytë. Kjo është fitorja e qytetarisë. Jemi populli që mundemi me i treguar tanë botës se si një protestë kthehet në festë të madhe. Nuk përshkruhet gjendja e secilit prej nesh. Për herë të parë e gjithë bota ka mundësi me pa fytyrën e gjithë shqiptarëve. Nuk është fytyra që këta pushtetarë kanë dashur me i tregu botës. Ja kjo është Shqipëria që marshon deri në orë të vona. Gjaku i shqiptarëve është përtej këtyre.

© Panorama.al

Te lidhura