Trump, Vance dhe Ghalibaf nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran

Jun 15, 2026 | 19:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, kanë nënshkruar elektronikisht memorandumin e mirëkuptimit që lidhet me përfundimin e luftës, bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan.

xrwma-trump-ghalibaf

Sipas zyrtarit, marrëveshja parashikon hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane, duke theksuar se lundrimi detar në rajon pritet të rritet ndjeshëm.

Megjithatë, në praktikë, prania e minave detare në Ngushticën e Hormuzit do të kërkojë një operacion të posaçëm për pastrimin e tyre. Vlerësohet se ky operacion mund të zgjasë rreth 50 ditë, periudhë gjatë së cilës furnizimi me naftë mund të mbetet i paqëndrueshëm.

Zyrtari amerikan shtoi se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet, sipas planifikimit, të premten. Ajo mund të mbahet në një vend evropian, me shumë gjasa në Gjenevë të Zvicrës.

Ndërkohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian e cilësoi memorandumin e mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit si një “dokument nderi” për rajonin dhe për “forcat e rezistencës” iraniane.

Duke folur në një konferencë, Pezeshkian deklaroi se ekzistonin “disa dallime të vogla në një pjesë shumë të kufizuar” të marrëveshjes, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Reagimi i Izraelit ndaj kësaj marrëveshjeje tregon se ne jemi fitimtarë”, shtoi presidenti iranian.

Çfarë parashikon marrëveshja? 

Shtetet e Bashkuara do të heqin plotësisht sanksionet ndaj Iranit dhe do të paguajnë kompensime në kuadër të marrëveshjes për përfundimin e luftës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Ai zbuloi disa nga pikat kryesore të memorandumit:

Zhbllokimi i aseteve iraniane dhe dëmshpërblimet e luftës përbëjnë dy nga prioritetet kryesore ekonomike të memorandumit, ndërsa SHBA-ja angazhohet për zbatimin e tyre.

Uashingtoni duhet të heqë të gjitha sanksionet parësore dhe dytësore, si dhe masat e vendosura nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Kufizimet për shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane do të hiqen menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit.

Detajet për çështjet bërthamore dhe ekonomike do të finalizohen brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Në bazë të memorandumit, Irani do të garantojë sigurinë dhe kalimin e sigurt të anijeve në këtë korridor të rëndësishëm detar, në bashkëpunim me Omanin dhe në koordinim me palët e interesuara. Për kalimin do të aplikohen tarifa.

Libani përmendet tri herë në memorandum, ku theksohet veçanërisht sovraniteti dhe pavarësia territoriale e tij.

Lidhur me shkeljet e mundshme të marrëveshjes, zëdhënësi deklaroi se nëse SHBA-ja nu

© Panorama.al

Te lidhura