Protesta e 16-të qytetare në Sheshin “Skënderbej” për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ka sjellë edhe dëshmi të forta nga qytetarë që përballen me probleme të rënda në sistemin shëndetësor. Një qytetar i pranishëm në protestë, ka denoncuar kushtet në të cilat trajtohen të sëmurët me dializë.
“Na shikojnë si kafshë neve, të shkoj ajo ministrja që bredh avion më avion, të shkoj Edi Rama të shoh ku behet dializa, dy metra nën tokë, në bodrum. Është vetëm një derë, futen pacientët e atje si kafshët dhe mbyllet dera”, deklaroi ai për News24.
Sipas protestuesit, një nga shqetësimet më të mëdha mbetet mungesa e medikamenteve jetike për pacientët e dializës.
“E kam ngritur disa herë problemin. Kemi një ilaç që është për kaliumin në zemër, nuk e gjejmë. Nuk është fare në farmacitë tona, është me kontrabandë. Unë e marr në Itali, 32 euro, në Greqi e marr 40 euro, këtu shkoj e marr 90 mijë lekë, kontrabandë. Ky është krimi që bëhet, krim më të sëmurët. Vidhen ilaçet te onkologjiku nuk jep njëri dorëheqjen, por ngrihen në detyrë.”, tha ai.
Në fund të fjalës së tij, ai deklaroi se “Edi Rama nuk qeveris, por sundon. Nëse i dhimbset popullit, të japë dorëheqjen”.
Qytetari: Na shikojnë si kafshë neve, të shkoj ajo ministrja që bredh avion më avion, të shkoj Edi Rama të shoh ku behet dializa, dy metra nën tokë, në bodrum. Është vetëm një derë, futen pacientët e atje si kafshët dhe mbyllet dera.
E kam ngritur disa herë problemin. Kemi një ilaç që është për kaliumin në zemër, nuk e gjejmë. Nuk është fare në farmacitë tona, është me kontrabandë. Unë e marr në Itali, 32 euro, në Greqi e marr 40 euro, këtu shkoj e marr 90 mijë lekë, kontrabandë.
Ky është krimi që bëhet, krim më të sëmurët. Vidhen ilaçet te onkologjiku nuk jep njëri dorëheqjen, por ngrihen në detyrë. Edi Rama nuk qeveris, por sundon. Nëse i dhimbset popullit të jap dorëheqjen.
© Panorama.al











