Ibrahimoviç i tërbon të gjithë, shkon me Kardinalen te shfaqja e Tramp dhe tani nuk e duan më as në Suedi

Jun 15, 2026 | 18:52

Zlatan Ibrahimoviç duket se ka gjetur mënyrën e duhur për t’u bërë një figurë e urryer nga të gjithë, pasi ka inatosur si tifozët e Milanit, ashtu edhe të Suedisë.

asdasddsaasdadsasdasd

Ish-sulmuesi suedez, i pranishëm në SHBA si komentator për ndeshjet e Botërorit, acaroi tifozët e Milanit pasi e bëri një gjë të tillë në vend që të këshillonte Xherri Kardinalen për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe strukturave të tjera drejtuese, pasi të mëparshmit ishin shkarkuar pikërisht falë insistimit të tij.

Ai më në fund është takuar me Kardinalen dhe të dy janë shfaqur në një eveniment publik, por me sa duket në vendin e gabuar. Si suedezi, ashtu edhe pronari i Milanit, ishin të pranishëm në evenimentin e UFC të organizuar për ditëlindjen e Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë.

Një shfaqje që ka acaruar më shumë si tifozët e Milanit, por edhe ata të Suedisë. Kjo, sepse Ibra ka zgjedhur të jetë i pranishëm në këtë eveniment në vend të stadiumit ku Suedia e tij po luante përballë Tunizisë dhe triumfoi me shifrat 5-1.

“Mendoj se duhej të kishte qenë i pranishëm në ndeshjen tonë”, tha mesfushori Jesper Karlstrom pas ndeshjes. “Ndoshta kemi treguar mjaftueshëm për ta bindur të jetë te e ardhshmja”, u tall ai, ndërsa tifozët e kanë masakruar Ibrahimoviç në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura