GJK ia rrëzoi, PS bën publike draftin për rregulloren në Kuvend, koha e fjalës së deputetëve reduktohet në 5 minuta! 11 Komisionet Parlamentare mbeten

Mar 3, 2026 | 16:43

Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të ndryshimeve, Partia Socialiste ka bërë publik draftin e ri për në Rregulloren e Kuvendit, duke propozuar ndërhyrje në funksionimin e seancave plenare dhe strukturën parlamentare.

edi rama grupi i ps

Një nga pikat kryesore të draftit është reduktimi i kohës së fjalës së deputetëve nga 10 në 5 minuta gjatë diskutimeve në seancë plenare. Ndryshimi prek disa nene të rregullores dhe synon, sipas propozuesve, rritjen e efikasitetit të debatit parlamentar.

Drafti konfirmon gjithashtu se 11 komisionet e përhershme parlamentare mbeten në fuqi, por me riorganizim të fushave të përgjegjësisë. Mes tyre parashikohet forcimi i rolit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i cili do të merret me peticionet, kontrollin post-legjislativ dhe monitorimin e zbatimit të vendimeve të Kuvendit.

© Panorama.al

Te lidhura