Në Gjirokastër gjatë një aksioni të policisë së qytetit u bë e mundur sekuestrimi i 147 kg marijuanë.
Pas një aksioni, i konsideruar i rrezikshëm në fshaatin Lazarat, policia mundi të përfundojë atë me sukses duke arrestuar një 17- vjeçar dhe duke shpallur një tjetër në kërkim.
Operacioni i koduar “Vesa e Mëngjesit” nisi në orët e para të së dielës, duke përfunduar me sukses. Sipas policisë destinacioni i ngarkesës me marijuanë ishte i destinuar për kalim në Greqi.











