Gjirokastër, arrestohet për zjarrvënie 71 vjeçari

Oct 11, 2011 | 9:23

GJIROKASTËR- Vihet në pranga një 71 vjecar për zjarrvënie. Sipas policisë, Spiro Qiro, 71 vjec nga fshati Vllaho-Goranxi nga Komuna e Dropullit të Poshtëm në rrethin e Gjirokastrës është arrestuar, pasi në vendin e quajtur Bregu i Glinës poshtë fshatit Glinë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe kullote të marrë me qera nga komuna. Arsyeja e zjarrvënies sipas të arrestuarit, ka qenë rigjenerimi i saj.

Mirëpo flakët e zjarrit si pasojë e erës së fortë, dolën nga kontrolli dhe për pasojë, u përhapën me shpejtësi duke prekur një sipërfaqje të madhe kullote. Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarrvënia ishte 1 ha kullotë e djegur dhe shkurre pronë e fshatit Glinë.

Flakët kanë rrezikuar seriozisht edhe disa banesa në hyrje të fshatit Glinë, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse dhe të forcave të policisë përfshirë edhe banorët e zonës, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Arrestimi i 71 vjecarit, është i 15 për këtë periudhë i ndërmarrë nga forcat e poolicisë së Gjirokastrës për zjarrvënie të qëllimshme.

© Panorama.al

Te lidhura