Ambasada Siriane në Berlin u sulmua dje nga një grup protestuesish, të cilët kërkonin drejtësi për vrasjen e një aktivisti të rëndësishëm kurd të opozitës në Siri dhe përdorimit të forcës nga trupat siriane kundër turmës në funeralin e tij. Sipas Policisë në Berlin, rreth 24 protestues grisën një gardh rrjete te Ambasada Siriane dhe arritën të hyjnë në ndërtesë, ku kanë shkaktuar disa dëme në piktura dhe mobilie. Ambasadori i Sirisë, i cili jeton në këtë ndërtesë, ka thirrur policinë gjermane për ndihmë. Grupi u largua nga ambasada në mënyrë paqësore, sapo oficerët e policisë u bënë thirrje atyre që të largoheshin. Nuk pati të arrestuar.











