Gjermani, pakt për modelin e shpëtimit të euros

Oct 26, 2011 | 11:56

Partitë e koalicionit në pushtet në Gjermani, Partia Kristiandemokrate, Kristiansociale dhe ajo e Liberalëve demokratë, kanë rënë dakord me Partinë Socialdemokrate dhe Të gjelbër për të aprovuar të dy modelet e programit për shpëtimin e euros. Në këtë mënyrë, Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, siguron shumicën e Parlamentit në votimin që do të mbahet së shpejti. Për të dhënë votën e tij, parlamenti gjerman kërkon vendosjen në nivel europian të taksës mbi transaksionet financiare si dhe heqjen dorë nga Banka Qendrore Europiane prej blerjes dhe shitjes së bonove të thesarit nga vendet e dobëta financiarisht. Nëpërmjet kësaj “leve” rritet kapaciteti i programit të shpëtimit të euros për dhënien e kredive vendeve në krizë ose bankave, nga 440 miliardë euro aktualisht, në më shumë se një miliardë euro. Zgjerimi i paketës së shpëtimit të euros pritet të aprovohet të mërkurën në Bruksel.

© Panorama.al

Te lidhura