Një ornament i harruar i një elefanti prej bronzi, i cili qëndronte në raftin e një pensionisteje për vite me radhë, u shit për 60 000 paund, pasi u zbulua se ai ishte më shumë se 500-vjeçar. Gruaja, nga North Dorset, e cila vdiq vitin e kaluar, nuk e kishte idenë se elefanti 11,4 cm i lartë do të vlente kaq shumë. Ajo e mbante atë bashkë me shumë ornamente të tjera të zakonshme në një raft modest dhe kur familja e saj u kërkoi personave të ankandeve të ekzaminonin përmbajtjen e pronës, ata gjetën thesarin e rrallë. Skulptura, e realizuar me derdhje bronzi, besohet se bazohet te Soliman Madhështori, një elefant i ri aziatik i dhënë Maksimilianit, arkidukës së Austrisë, si dhuratë martese. Elefanti mori shumë famë më mes të shekullit të 16-të duke udhëtuar nga Lisbona në Vjenë, në vitin 1552, dhe u bë subjekt i shumë pikturave dhe skulpturave. Kur kaloi në Trent, Itali, u gdhend një statujë druri me përmasat reale të tij, e cila më pas u kopjua nga shumë artistë në bronz.











