Elbasan, gjen vdekjen duke mbledhur skrap

Apr 9, 2011 | 16:30

ELBASAN- E zë poshtë muri mbajtës i portës në një pikë të grumbullimit të skrapit dhe gjen vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, kur një mashkull është gjetur pa jetë nga kalimtarë të rastit. Fillimisht u dyshua për dicka të qëllimshme, pasi viktima kishtë dëmtime në kokë dhe në fytyrë, por pas këqyrjes dhe ekspertizës së bërë në vendin e ngjarjes u raportua se vdekja ishte aksidentale.

Sipas policisë, viktima ka qenë duke mbledhur skrap, por është zënë poshtë nga muri rrethues dhe pas goditjeve shumë të rënda që ka marrë nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

 

© Panorama.al

Te lidhura